• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Ramës: E vërteta e takimit me ambasadorin rus

I pakategorizuar
lulzim_basha_intervista_sakte_klan_10478.jpg



Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Top Story” se opozita po mbështet nga disa  qarqe të huaja të cilat sipas tij “nuk janë miq të Shqipërisë”

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” i është përgjigjur kësaj deklarate kreu i PD-së, Lulzim Basha duke duke i konsideruar këto deklarata si “përralla”.

Ai ka mohuar që PD të ketë kontakte me qarqe ruse për të diskutuar fatet e Shqipërisë.

“Këto i thotë njeriu që deshi të bëhej diktator por që shqiptarët ja prishën ëndrrën. Në këtë çadër kanë qenë përfaqësues të partive tona simotra të Kristian Demokratve të Angela Merkel, të republikanëve të Donald Trump, të partive të djathta  italiane, prandaj përrallat me armiq të jashtëm ti bëj përshesh dhe ti haj vetë. Unë sot kam patur një takim me ambasadorin e Rusisë në një takim publik. Është një takim në kuadrin e një kontakti normal që PD ka me gjithë përfaqësuesit e huaj në Shqipëri. Kontakte me qarqe të huaja që të diskutoj fatet e Shqipërisë PD nuk ka dhe nuk do të ketë” – është shprehur Basha më “Opinion”.