• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lacio fiton 3-1 me Torinon, shikoni golin që pësoi Strakosha dhe çfarë thonë mediat

Arkiva, Sport
Strakosha-3.jpeg


Lazio fitoi 3-1 në një përballje të fundit të kësaj jave në Serie A. Për kryeqytetasit shënuan Immobile, Keita dhe Anderson ndërsa poër Torinon barazoi përkohësisht Lopez. Në portë për Lazio luajti si titullar shqiptari Thomas Strakosha pasi Marcheti nuk ia doli të rikuperohet.

Shqiptari bëri një ndeshje të mirë dhe mediat italiane i kanë vendosur notën 6.

Për Strakoshën shkruajnë: “Marchetti nuk ia doli të rikuperohet dhe Inzaghi konfirmoi në portë të riun shqiptar që tashmë është një siguri. Bravo edhe në largimet me këmbë. I kujdsshëm në një rast të Benassi në pjesën e dytë. Nuk mund të bënte asgjë në golin e pësuar nga Maxi Lopez” – shkruajnë mediat italiane.

Ndersa Ajeti, shqiptari i Torinos qendroi ne stol per 90 minuta duke konfirmuar mospelqimin e trajnerit Mihajlovic per te. /lapsi.al/