• |
ide | kryesore

Orari i çuditshëm që vendosën kinezët për derbin Inter – Milan

Arkiva, Sport
artsfon.com-79876.jpg


Janë përcaktuar sot oraret e zhvillimit të ndeshjeve të Serisë A për 4 javët në vijim (30, 31, 32 dhe 33). Në këtë mënyrë është mësuar dita dhe orari kur do të luhet derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit. Kjo ka lënë të habitur tifizët e dy skuadrave pasi (ndoshta) për herë të parë ky takim do të luhet të shtunën e 15 prillit në ora 12:30. Për këtë orar kanë vendosur me siguri kinezët. Investitorët nga shteti gjingant aziatik kanë pronësinë e Interit dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi mbi atë të Milanit. Kështu ndeshja duhet të luhet në një orar i cili e bën të mundur ndjekjen edhe në Kinë. Por tifozët italianë dhe europianë do të shkojnë në stadium apo do të ulen para televizorit përpara se të hanë drekën.