• |
ide | kryesore

Sot Juve-Porto/ Zbulohet lëvizja e Allegri me Higuain

Arkiva, Sport
allegri_higuain_lapresse.jpg


Gjithçka gati për ndeshjenj e kthimit në 1/8  e Champions League mes Juventus dhe Porto. Kampionët e Italisë do të presin në “Juventus Stadium” luzitanët në ndeshjen që nis në 20.45.

Skuadra e Allgeri niset e favorizuar nga fitorja 2-0 e ndeshjes së parë në transfertë. Pavarësisht kësaj tekniku i Juve nuk ka ndërmend t’i kursejë titullarët dhe do të luajë me skemën 4-2-3-1 me Higuain si pykë i mbështetur nga Cuadrado, Dybala dhe Mandzukic, citon lapsi.al.

Në mbrojtje konfirmohen Benatia, me Chiellini dhe Barzagli në pankinë ndërsa në mesfushë Marchisio duket në avantazh me Pjanic.

FORMACIONET E MUNDSHME

Juventus (4-2-3-1): Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Marchisio; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain.

Porto (4-1-3-2): Casillas; Maxi Pereira, Marcano, Felipe, Layun; Danilo Pereira; André, O. Torres, Brahimi; André Silva, Soares.

/lapsi.al/