• |
ide | kryesore

Guardiola pas eliminimit nga Champions: Faji imi!

Arkiva, Sport
3db9e1449a4290f4221c04e6525ab9df_169_l.jpg


Pak vetëkritikë dhe më shumë dorëheqje. Kështu u prezantua Pep Guardiola para mikrofonave pas humbjes 3-1 të skuadrës së tij Manchester City në fushën e Monaco që do të thotë për të “Lamtumirë Champions!”.

“Në këtë kompeticion nuk mund të dhurosh 45 minuta. U kisha thënë lojtarëve të mi se duhet të kemi mentalitetin për të bërë këtë ndeshje. Nuk e bëmë dhe tani jemi jashtë” – tha ai për Premium Sport.

Tekniku spanjoll nuk përpiqet të gjejë justifikime.

“Nuk sulmuam. Ndoshta nuk isha unë i zoti të bindja skuadrën që jashtë fushe duhet të tregosh personalitet. Kemi bërë një garë të mirë në Champions League dhe po përballojmë një kampionat të mirë. Por munguam në momentin e duhur. Mëkat! Do mësojmë nga ky gabim!”/lapsi.al/