• |
ide | kryesore

Anglezët nga Manchester blejnë Elbasanin, i ndryshon emri ekipit

Arkiva, Sport
Elbasani-1-copy.jpg


Nuk do ta besoni, por sigurisht që tifozët elbasanas kanë rast që të mburren. Verdheblutë do të mbajnë një emër mjaft intrigues; Mancester Group. Të paktën kështu rezulton tashmë i regjistruar në QKR KF Elbasani.

Kalimi përfundimtar në duart e aksionerëve të rinj pothuaj ka ndodhur. Madje ata kanë kryer një pjesë të mirë të pagesave.

Michael Yiu Chung Stubbs zotëron 43% të aksioneve. Po kaq ka edhe Bradley Matthew Vidgeon. Ndërsa shqiptari Donald Shera zotëron 14% të aksioneve.

Të tre këta biznesmenë figurojnë aksionerë të kompanisë “Manchester Group”.

“Manchester Group” ka lidhje me ekipin e famshëm anglez, Manchester Junaited. Sportdashësit elbasanas po presin me padurim që ekipi i tyre i zemrës ti kthehet shkëlqimi i dikurshëm. /Elbasaniplus/