• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni super-golin e Llullakut në Kazakistan

Arkiva, Sport
llullaku-astana-470x263.jpg


Mesfushori shqiptar Azdren Llullaku ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e skuadrës kazake, Astana. Futbollisti i kombëtares shqiptare shënoi golin e dytë në fitoren e arritur në shtëpi me shifrat 3-1 ndaj Akzhajik. Llullaku shënoi në minutën e 13 të takimit dhe si zakonisht festoi duke bërë me duar shenjën e shqiponjës. Astana, kampionia në fuqi e Kazakistanit, mban përkohësisht vendin e 6 në renditje me 4 pikë.