• |
ide | kryesore

“Sulmon miqtë e shqiptarëve dhe ha darka me Vuçiç! A mund t’i thuhet Ramës patriot?”

I pakategorizuar
Capture 1.JPG



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur sulmeve të Kryeministrit Edi Rama ndaj senatorit Italian Aldo Di Biagio, nëpërmjet një paralelizmi që hoqi mes “miqve të Kryeministrit dhe atyre të kauzës së qytetarëve për zgjedhjet ë lira e të ndershme”.

Lideri i opozitës u shpreh se senatori Di Bagio është mik i shqiptarëve, dhe këtë sipas Bashës, e ka provuar jo vetëm duke luftuar me fjalë, por edhe me armë për lirinë e shqiptarëve dhe lirinë e popuvje të Ballkanit.  

“Aldo di Biagio është luftëtar me armë për lirinë e Kroacisë dhe ka shërbyer nën komandën e një gjenerali shqiptar në luftën për pavarësinë e Kroacisë, i cili quhet gjeneral Agim Çeku. Aldo di Biagio ka qenë me mision ushtarak, krahë për krahë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej vitit 1998 e deri në çlirimin e Kosovës. Pra, ka ndihmuar jo me konferenca shtypi, por si pakkush, luftën çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë”.

Ndërsa miqtë e Kryeministrit Rama, sipas Bashës, janë Kryeministri serb Aleksadër Vuçiç dhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç. Sipas kryedemokratit, ndërkohë që Di Bagio luftonte për çlirimin e Kosovës, këta “miqtë e Ramës” bashkëpunonin me “kasapin e Ballkanit” Sllobodan Milosheviçin.

“Me këta ulet e ha drekë e darkë çdo javë. Ndërsa çlirimtarët, italo-kroatin që ka luftuar për pavarësinë e Kroacisë, që ka luftuar me armë për pavarësinë e Kosovës, vjen dhe e baltos këtu. Çfarë t’i themi këtij, a mund t’i themi patriot?”

Basha kujtoi edhe “sulmin” që Rama i bëri krahut të djathtë të kancelares gjermane Angela Merkel, Gunther Kriuchvaum të cilin e quajti deputet skutash.

“Ky që nuk ka lënë të burgosur për narkotrafik dhe përdhunim pa bërë deputet dhe kryetar bashkie, i thotë Kriuchbaum deputet skutash”.

Ndër të tjera lideri i opozitës përmendi edhe “sulmin” që Kryeministri i bëri, asokohe kandidatit për President të SHBA-ve Donald Trump, duke e quajtur në CNN turp të civilizimit.

Lulzim Basha shtoi se Kryeminsitri Rama e ka katandisur vendin të parin për drogën dhe pastrimin e parave port ë fundit për rritje ekonomike, çmimin e lartë të naftës, fuqinë blerëse të qytetarëve dhe të fundit për shifrat e punësimit në vend. /LAPSI.AL/