• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Dëmtohet në stërvitje edhe Arlind Ajeti

Arkiva, Sport
17496161_10210394144223849_1506633740_n-470x470.jpg


Arlind Ajeti rrezikon të mos jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Italisë. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e fundit të kuqezinjve, që në minutat e para duke lënë para kohe fushën e lojës. Sipas asaj që shkruan Panorama-Sport futbollisti i parashikuar si titullar në qendër të mbrojtjes, është dëmtuar në kavilje dhe ka lënë menjëherë stërvitjen në mes.