• |
ide | kryesore

Ndeshja me Italinë/ De Biasi: Kemi nevojë për një mrekulli

Arkiva, Sport
unnamed (10).jpg


Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka deklaruar se kuqezinjtë janë gati për t’u ndeshur me ekipin Italian, megjithëse tha se Shqipëria ka nevojë për një mrekulli. De Biasi shtoi se ishte Italia ajo që zgjodhi të luajë në Palermo kundër Shqipërisë.

“Kundërshtarin e njihni më mirë se sa unë. Ne jemi gati për t’u ndeshur me ekipin italian. Për Shqipërinë kjo është një ndeshje e veçantë. Shpresoj më të mirën dhe pse të gjithë duan fitoren e Italisë. Kundër Italisë kemi nevojë për një mrekulli. Ta luajmë ndeshjen të qetë dhe si të barabartë”, ka thënë tekniku italian i Kombëtares shqiptare.

Ai ka treguar edhe pse Italia zgjodhi të luajë në Palermo kundër Shqipërisë.

“Nuk zgjodhën ne për të luajtur në Palermo. Italia zgjodhi Palermon se ka tifozë të zjarrtë”, tha De Biasi.

I pyetur nëse në portë do jetë Hoxha apo Strakosha De Biasi u përgjigj shkurt: Do ta mësoni nesër.

De Biasi këto deklarata i bëri në një konferencë për shtyp para ndeshjes Shqipëri-Itali që do të luhet nesër në Palermo në orën 20:45 në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit, Rusi 2017. /LAPSI.AL/