• |
ide | kryesore

Të lindur në Itali, por tifozë me Shqipërinë. Reportazhi i RAI: Piana degli Albanesi vishet kuqezi (VIDEO)

Arkiva, Sport
tifozët-shqiptarë-480x309.jpg


Shqipëri – Itali do të ketë tifozë të veçantë. Në stadium do të jenë edhe arbëreshët e Piana degli Albanesi, në provincën e Palermos, aty ku do të luhet ndeshja.

Janë 6 500 arbëreshë që jetojnë në komunën e vogël. Ata i mbajnë ende të gjalla lidhjet me Shqipërinë. Dhe ndeshjen po e presin, por me paradoksin për të mbështetur të dyja skuadrat.

RAI intervistoi disa prej tyre.

Ne e kemi gjysmën e zemrës për Shqipërinë dhe gjysmën për Italinë, – thotë një vajzë e vogël, nxënëse e institutit Skanderbeg.

Po në shtëpi, mbështesin Italinë apo Shqipërinë? – e pyet gazetari i Rai. Apo që të dy?

Në fakt po, -është përgjigjja (shih videon më poshtë në faqen e lapsi.al).

Një tjetër vogëlush uron të dalë barazim.

Të premten kombëtarja shqiptare do të bëjë një vizitë në institut.

Realisht nuk e dimë për kë të bëjmë tifo, – thotë një nga mësueset.

Piana degli Albanesi është qendra kryesore arbëreshe në Siçili.

Komuna është veshur kuq e zi. Drejtuesit e saj thonë se nuk ka dyshim që tifozeria do të jetë për Shqipërinë.

Komuna do të bëhet e kuqe për këtë ditë, e kuqe për skuadrën shqiptare, e kuq për ngjyrën e flamurit, – shprehet një këshilltar komunal.

Origjina është ajo aty, – thonë disa të moshuar duke treguar flamurin shqiptar, – ne kemi ardhur nga andej.

Ata urojnë një barazim.

Do të jemi në sektorin e miqve bashkë me djemtë arbëresh. Quhen tifozat kuqezi. Do të jemi me ta. Shpresojmë që Shqipëria të fitojë, – shton një i ri.

Ndeshja e fundit mes Italisë dhe Shqipërisë është ajo u luajtur ne Xhenova e fituar 1 – 0 nga italianët. /Lapsi.al