• |
ide | kryesore

Surprizat e De Biasit me formacionin ndaj Italisë nga porta në sulm

Arkiva, Sport
dfgyjh.jpg


Shqipëria ka publikuar formacionin zyrtar para takimit me Italinë i vlefshëm për kualifikimet në Kupën e Botës 2018.

Trajneri shqiptar Xhani de Biasi ka surpizuar jo pak me zgjedhjet e tij.

Porta i është besuar të riut Thomas Strakosha në vend të eksperiencës së Hoxhës.   

Në mbrojtje Andi Lila, Elseid Hysaj, Frederic Veseli, Ansi Agolli (Kapiten) dhe Arlind Ajeti.

Në mesfushë janë rreshtuar Migjen Basha, Ledian Memushaj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi.

Në sulm është rikthyer Sokol Cikalleshi që ka bindur De Biasin të lërë në stol “heroin” e Europianit Armando Sadiku./lapsi.al/