• |
ide | kryesore

Trajneri i Italisë: Shqipëria më trembi vetëm 30 sekondat e para

Arkiva, Sport
ventur_1490394037-7463373.jpg


Trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura e cilëson fitoren e sotme plotësisht të merituar, duke deklaruar se Shqipëria kishte bërë pakgjë për të rrezikuar suksesin e të kaltërve.
“Në fillim kishim dëshirë për të treguar veten më shumë se sa duhet dhe kishte shumë vëmendje ndaj nesh. Nuk kishte rrjedhshmërinë e duhur. Por duhet theksuar se pas 30 sekondave të para nuk kishte më asnjë gjuajtje drejt Bufon. Pjesa e dytë ishte më e mirë në planin e mentalitetit të lojës. Ishte një hap i vogël para dhe ekzistojnë kushtet për të bërë mirë”, – tha ai.