• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kjo surprizë që i kanë bërë Kosovës do t’ju emocionojë

Arkiva, Sport
ssssurpriza.png


Një video vjen nga Kosova dhe duhet parë patjetër! Për herë të parë në Kosovë është organizuar një befasi me mesazh përkrahje, ku kanë qenë të angazhuar më shumë se 300 persona.
Banka TEB Sh.A. sponsor i përfaqësueses së Kosovës në futboll ka gjetur përkrahjen e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) dhe tifozëve që futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Islandën t’u përgatisin një befasi.
Organizimet kanë marrë rreth një muaj kohë, ndërsa në të janë angazhuar tifozë të vërtetë, muzikantë e këngëtarë profesionistë, njerëz të profileve të ndryshme dhe staf i Bankës.
Futbollistët në ditën e tyre të parë të grumbullimit janë urdhëruar nga trajneri, Albert Bunjaki të ndjekin një koncert të muzikës klasike në Prishtinë.
Gjatë koncertit ata janë befasuar… Shihni videon!