• |
ide | kryesore

Rrugë si të Kamzës edhe në Gjirokastër (Foto)

I pakategorizuar
rruga Soros.jpg



Kryetari i Bashkisë së Kamzës është bërë objekt ironish jo pak herë për emërtimet e rrugëve të njësisë administrative që drejton. Në Kamëz gjen rrugë të tilla si “OSBE”, “NATO”, “Londër”, “Bari”, “Berisha”, “Bush” apo edhe “Trump”.

Por Kamza nuk është e vetmja njësi e prekur nga këto emërtime. Në Gjirokastër gjendet rruga që mban emrin e filantropit Soros. Për më tepër emri i tij është shkruar me gabime, “Xhorxh Sorros” dhe jo “George Soros”, siç mund ta shihni në foton e Lapsi.al.

Nuk dihet arsyeja që kësaj rruge i është vënë emri i finaltropit kontrovers, i cili po sulmohet së fundi në të gjitha vendet e Europës Lidore. Por me këtë emër, Gjirokastra ka nisur ta konkurrojë denjësisht Kamzën. /Lapsi.al