• |
ide | kryesore

Taulant Xhaka sulmon De Biasin: unë luaj për flamur, ai mendon për paratë

Arkiva, Sport
xhaka-de-biasi-420x265.jpg


Menjëherë pas ndeshjes me Italinë, u përfol për probleme midis De Biasit dhe mesfushorit, Taulant Xhaka, por trajneri mohoi gjithçka dje në një konferencë për shtyp. Trajneri tha se Xhaka u largua nga grumbullimi për probleme personale, duke mohuar përplasjet me futbollistin. 
Vetë Xhaka, në një reagim zyrtar, për Top Channel, ka rrëfyer kete te diele se nuk ka pasur asnjë problem personal dhe se është larguar nga grumbullimi vetëm pas problemeve me trajnerin De Biasi. Në fillim i gjithë ky sherr me gjak të nxehtë u morr si një shpërthim pas humbjes. Por mënyra se si u përshkallëzua ngjarja tregon se është shumë më tepër sesa kaq.

Menjëherë pas sfidës së Palermos, dy nga titullarët e europianit, Abrashi dhe Xhaka janë larguar në mënyrë demostrative nga skuadra dhe nuk kanë udhëtuar drejt Tiranës për të përgatitur ndeshjen miqësore kundër Bosnjes. Përpos gjendjes së rënduar emocionale të skuadrës në aktin e tyre, sidomos të Taulantit që njihet për impulsivitetin e tij, mendohet se ka lujtur rol edhe vendimi i De Biasit për të mos i aktivizuar në një ndeshje vitrinë si ajo e Palermos (lexo shkrimin poshte). Burime brënda të kuqve informuan për këtë pakënaqësi ndërsa në komunikimin e tij me mediat trajneri i kombëtares u mundua ta relativizojë atë: megjithëatë nga goja e teknikut doli një shprehje e rallë: “Taulant Xhaka nuk është i pazëvendësueshëm”.  

Gianni de Biasi e mohoi lajmin se Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi janë larguar nga ekipi në shenjë pakënaqësie ndaj tij.

“Nuk ka asnjë lloj refuzimi. Xhaka ka shkuar sepse ka disa probleme, Abrashi ka problem fizike në gju”, deklaroi De Biasi në konferencë për media. De me kaq konflikti u duk sikur u shua. Aq më tepër që vetë Xhaka në faqen e tij zyrtare në Facebook ka postuar një foto bashkë me Abrashin duke e komentuar: “Deri  në vdekje kuqezi!”.

xhaka fbPor kur u njoh mr deklaratat e de Biasit lojtari i Baselit nuk u përmbajt dot më. për Top Channel ai deklaroi këtë të dielë se tekniku tallet me të, se ai nuk i jep arsye për mosaktivizimin dhe se ai nuk pranon të sqarohet. Madje ai ka shukuar shumë larg duke thënë se nëse ai vetë luan për flamur trajneri italian interesohet vetëm për shumën e parave. 

Ky zhvillim i ri e shpie kombëtaren shqiptare përpara dy rrugëve: ose karrierra e Xhakës ka përfunduar për sa kohë italiani të jetë në stolin e të kuqve, ose De Biasi që deri më tani është shquar për autoritetin e tij të padiskutueshëm do të bëjë një tolerim me riskun që autoriteti i tij të bjerë ndjeshëm. kjo pritet të shihet në javët në vijim. (lapsi.al)

Ja reagimi i plotë i Xhakës te dielen: 

Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Une Taulant Xhaka do ta  them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin Di Biazin i cili për mua ma ka ba me të padrejtë pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat. Unë kam kërkua nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i rrespektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Menyrën dhe selljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tër Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund. / Top Channel/