• |
ide | kryesore

A do të përjashtohet Xhaka nga kombëtarja? Flet Duka…

Arkiva, Sport
sdfgsdfrg.jpg


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Dukka ka komentuar për herë të parë përplasjet në kombëtare. I ftuar në Top Story në Top Channel, Duka tha se të gjitha vendimet i merr trajneri dhe se ai nuk do të japë asnjë koment për vendimet individuale.   

“Xhaka nuk është aktivizuar sepse ka qenë i pakënaqur. Ai nuk ka ikur pa leje. Ai ka shkuar te trajneri dhe i ka kërkuar të ikë sepse nuk e sheh veten pjesë e formacionit. Trajneri i ka thënë ik. Përsa kohë ai nuk ka ikur pa leje nuk kemi pse marrim masë për të” – tha Duka. /LAPSI.AL/