• |
ide | kryesore

De Biasi për “Blick”: Xhakës i thashë: “Nuk je i shenjtë, nuk kanë qenë as Maradona e as Pele”

Arkiva, Sport
aswfweqr.jpg


Gianni de Biasi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Blick” ku ka shpjeguar gjithçka për situatën e krijuar me Taulant Xhakën.

BLICK: Gianni De Biasi, si jeni?

De Biasi: Keq, natyrisht.

Pse?

Sepse humbëm në Itali dhe tani kualifikimi është i vështirë.

Çka mund të na thoni për Xhakën?

Ai më shkroi një mesazh pas ndeshjes se do të kthehet në Basel të stërvitet atje.

Si reaguat ju?

I thashë se nuk je i shenjtë, nuk kanë qenë as Maradona e as Pele.

Kjo nënkupton?

Të gjithë janë njësoi. Të gjithë duhet t’i ndjekin instruksionet e trajnerit.

E kuptoni reagimin e Taulantit?

Ta themi troç. Nuk më ka befasuar aspak.

Pse nuk luajti kundër Italisë?

Gjithçka ishte në rregull përveç një gjëje, kisha plane taktike.

A ka edhe më tej të ardhme Xhaka në Shqipëri?

Kjo varet prej tij, jo prej meje.

A ia mbyllni derën pas kësaj situate të krijuar?

Jo.

Çfarë mund të na thoni për Amir Abrashin? A i gjithashtu la Kombëtaren pas ndeshjes me Italinë.

Amiri ka probleme me gju. Kemi bërë gjithçka që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen në Palermo, por nuk ishte e mjaftueshme. Fakti që ai u largua, kupton një gjë të tillë. Ai do të bëhet mirë përsëri dhe me të nuk ka absolut asnjë problem”, theksoi De Biasi për “Blick. /Gazeta Express/