• |
ide | kryesore

Basha gjen në Maltë Viktor Orban, një tjetër armik të Sorosit

I pakategorizuar
thumbnail_Basha ne Malte (2).jpg



Vizitën në Kongresin e PPE-së, që zhvillohet në Maltë, Lulzim Basha e nisi me një takim me Viktor Orban, kryeministrin e Hungarisë.

“Z.Basha dhe z.Orban diskutuan për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për kërcënimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare. Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin europian të Shqipërisë, theksoi kryeopozitari Basha teksa e informoi z.Orban mbi rrugëzgjidhjen përmes qeverisë teknike që do të zbatojë dekriminalizimin, luftojë drogën dhe paratë e pista dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Z.Orban deklaroi se Partia simotër FIDESZ i jep mbështetje të plotë aksionit të opozitës që synon garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend” thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Viktor Orban është një nga mbështetësit e hershëm të kandidaturës së Donald Trump, për president të SHBA, dhe një nga kundërshtarët më të ashpër të Xhorxh Soros.

Pak ditë më parë Zëri i Amerikës e rreshtonte Orban ndër “udhëheqësit me prirje të ashpra që e kanë drejtuar zemërimin e tyre kundër Sorosit”.

Kryeministri i djathtë i Hungarisë Viktor Orban, citohej të ketë thënë:

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se grabitqarët e mëdhenj notojnë në këto ujëra. Kjo është mbretëria pa kufij e George Sorosit, që është i pajisur me mjaft para dhe me një artileri të rëndë ndërkombëtare”.