• |
ide | kryesore

BE: Për të ardhur keq që vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë s’po realizohen

I pakategorizuar
auto_150263-0uiiE7Bmgy1490788896.jpg


Bashkimi Europian, nëpërmjet zëdhënëses Maja Kocijancic ka deklaruar se mirëpret vizita të planifikuara të zyrtarëve serbë në Kosovë, në bazë të marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, por që është për të ardhur keq që nuk po realizohen.

Kocijancic i referohet kështu vizitës 3-orëshe që Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të kryente në Kosovë, por që e refuzoi pasi për të, kushtet që iu vendosën për të lejuar hyrjen e tij vetëm 3 orë në Kosovë ishin të papranueshme.

“Është për të ardhur keq se si kohëve të fundit vizitat e planifikuara në bazë të këtyre marrëveshjeve nuk po realizohen. Ne kemi marrë raporte rreth bllokimit të rrugëve, duke parandaluar njerëzit që të marrin pjesë sot në tubimet në veri të Kosovës. BE-ja kërkon nga autoritetet përkatëse në Kosovë që të sigurojnë kushtet për njerëzit që dëshirojnë të marrin pjesë në këto tubime”, ka thënë Kocijancic, transmeton KP.

Sipas zëdhënëses të Bashkimit Evropian, OSBE-ja duhet të mandatohet për të lehtësuar mbledhjen e votave për zgjedhjet presidenciale serbe në Kosovë në bazë të praktikës së krijuar gjatë rastit të mëparshëm të tillë, në përputhje me marrëveshjet përkatëse të arritura në kuadër të dialogut, shkruan RTK. 

Në Leposaviq, sot është dashur që të vijë edhe kryeministri Aleksandër Vuçiq i cili është edhe kandidat për president të Serbisë. Por ai e ka anuluar vizitën e tij pasi që Qeveria e Kosovës i ka lejuar vizitën por me kushtëzime.

Në fushatën zgjedhore që mbahet sot në Leposaviq pritet të marr pjesë drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq. /LAPSI.AL/