• |
ide | kryesore

De Biasi: Do të qëndroj te Shqipëria, por me një kusht…

Arkiva, Sport
de-biasi_1490820383-38920 (1).JPG


Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni de Biasi e ka pranuar se do të dëshironte të qëndronte në Shqipëri, por vetëm me një kusht.

Ai dëshiron që presidenti dhe të tjerët që kanë poste të rëndësishme të kenë besim në të.

“Kontrata skadon në fund të vitit dhe kemi kohë, njëherë duhet të koncentrohemi te ndeshjet”, – tha fillimisht De Biasi në Opinion të TV Klan.

“Unë do të qëndroja nëse të tjerët do të besonin në punën time si presidenti dhe të tjerët në Federatë. Do të qëndronit? Pse jo?”, – tha shkurt De Biasi.