• |
ide | kryesore

De Biasi: E vërteta e sherrit me Taulant Xhakën pas SMS-së në 1.10 të natës

Arkiva, Sport
ff2d8c8b-2795-4b6d-9057-1e90d153f46b.jpg


Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biasi ka rrëfyer një pjesë të përplasjes me futbollistin Taulant Xhaka. Ai e nis me një ironi duke kujtuar se erdhi te Shqipëria pasi Zvicra nuk e mori.

“Ai nuk është se nuk zgjodhi Zvicrën. Ishte Zvicra që nuk e deshi dhe ai erdhi te Shqipëria. E ka dashur Shqipërinë? E pamë në rastin e fundit. Ai la shkoët e tij dhe iku te klubi i tij Basel”.

Pse iku Xhaka?

“Ai iku sepse nuk luajti ndaj Italisë dhe mendoi se duhet të ikte. Pse nuk e aktivizova edhe në ndeshjen me Spanjën? Kisha nevojë për dy lojtarë me karakteristika të ndryshme që ai nuk i ka. Po përsa më përket mua ai është një lojtar njëlloj si gjithë të tjerët”.

Si ndodhi sherri?

“Më erdhi një mesazh në orën 1.10 të natës ku më kërkonte të flisnim pas ndeshjes me Italinë. Unë e pashtë të nesërmen në mëngjes dhe sepse jam një person normal që e fik telefonin kur shtrihem të fle. Në mëngjes pashë 2 mesazhet e tij dhe një të tretë ku më thoshte që kishte prerë biletën për të ikur. E takova në mëngjes dhe më tha se do të ikte. I thashë: “Ik i qetë”.

A do të thirret sërish në kombëtare?

 “Varet nga ai. Në këtë rast ai ka gabuar”.

Shishja e përplasur në Euro 2016?

“Ka dhe raste të tjera që nuk janë parë. Unë jam 60 vjec dhe ai është 26. Unë nuk do t’i them në mënyrë që të mos e dëmtoj atë” – tha De Biasi.

PJESE NGA INTERVISTA

B.F.: Një emër tjetër që është përfolur këto kohët e fundit, është Taulant Xhaka, i cili ka       zgjedhur Shqipërinë, ndërkohë që i vëllai ka zgjedhur Zvicrën. Ka luajtur mirë në ndeshjet       paraeliminatore në Francë 2016 dhe nuk e shohim me kombëtaren, pse jo Xhaka?

De Biasi: Para se gjithash ndërhyrja tende ne këtë çështje nuk është korrekte, ai nuk është se nuk zgjodhi Zvicrën, ishte Zvicra qe nuk e deshi dhe pastaj ai erdhi te Shqipëria.

B.F.:  Ai është shprehur se në çdo rast do të zgjidhte Shqipërinë. E ka thënë ai vetë.

De Biasi: Po shume mire, me behet qejfi qe është i lidhur me bluzën e kombëtares, e tregoi edhe ne rastin e fundit, duke i lënë shokët e tij vetëm, shkoi te klubi i tij.

B.F.: Pse i la, pse i la shokët?

De Biasi: Sepse nuk luajti kundër Italisë, dhe sepse ai mendonte se kjo ishte një padrejtësi kundrejt tij, dhe kështu mendonte qe me e mira ishte te kthehej ne skuadrën e tij.

B.F.: Jo vetëm me Italinë, janë disa ndeshje që ai nuk ka qenë aktiv.

Ai ka luajtur gjithmonë, te vetmen here qe nuk e aktivizova ishte ndeshja me liteshtejnin pasi mendova qe te çlodhej, për ndeshjen me Spanjën, dhe kjo ishte një zgjidhje strategjike qe kisha bere une, e xhake këtë e dinte.

B.F.: Pse kundër Italisë, ai nuk duhet të ishte në fushën e lojës?

Sepse kisha nevoje për dy lojtare me karakteristika te ndryshme qe ai nuk i ka, dhe pastaj janë disa vlerësime qe bëhen gjate stërvitjes, ne nga e hëna deri te enjten kemi bere, 1, 2, 3 6 seanca stërvitore, nuk e di sa, dhe te gjitha stërvitjet tona janë te monitoruara nga gps, dhe aty tregohet kush vrapon kush starton, kush vrapon ne një mënyre dhe kush ne një tjetër, dhe te dhënat e tij ishin negative.

B.F.: Por, ai po luan ne klubin e tij.

Po, po fiton edhe kampionatin, bazilea eshte nje skuader qe po fiton kampionatin prej 7 vjetesh, besoj se ai eshte shume i lumtur qe luan atje, dhe ata jane shume te lumtur qe e kane ne skuader, por persa me perket mua, ai eshte nje lojtar si gjithe te tjeret.

B.F.: Keni patur një diskutim të fortë para se të ikte…

Zero, zero fjale, nje mesazh qe me kerkonte ne oren nje e dhjete te nates pas ndeshjes me palermon ku ai me kerkonte qe te flisnim, une nuk e kisha celularin…

B.F.: Ai e la skuadrën para ndeshjes?

Jo jo jo ishte ne pankine, u ngrit beri edhe nxemje, beri nxemje per tu futur ne fushe, ne nje e dhjete te nates me erdhi ne mesazh i tij por qe une e pashe te nesermen ne mengjes, sepse une ne oren 1 e 10 te nates celularin e mbaj te fikur pasi jam nje person normal, qe e fik celularin neten, para se te fle. Dhe ne mengjes kur u zgjova pashe dy mesazhet e tij por dhe nje mesazh te trete ku me shkruante qe kishte prenotuar avionin per tu kthyer ne bazilea, dhe qe une te hidhja ne fushe per ndeshjen miqesore me bosnjen, lojtare qe nuk luajne titullar me skuadrat e tyre.

B.F.: Nuk keni patur ndonjë bisedë tjetër?

E takove te nesermen ne mengjes ne hollin e hotelit dhe me tha qe do te ikte, une i thashe shko, shko i qete.

B.F.: Do të kthehet në kombëtaren shqiptare?

De Biasi: Nuk veret nga une por nga sjellja e tij, ai ka gabuar.

B.F.: Varet nga sjellja e tij dhe vendimi që do të marrë. U fol edhe gjestin e tij që hodhi shishen e       ujit gjatë ndeshjes me Zvicrën në Francë. E diskutuat këtë gjest?

Ma shjego ti?

De Biasi: Ka dhe episode te tjera qe nuk jane pare nga telekamerat, qe une nuk dua te flas, pasi dua qe te mbroj figuren e tij, une jam 60 vjec, nuk jam 27 si taulanti qe thote se……

B.F.: AI ishte jashtë lojës në ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij, kur do të luante me  klubin e tij…

De Biasi: Une bej trajnerin, nese nuk luan mire gjate ndeshjes une e nxjerr nga fusha, nuk kam pse te shikoj vellain e gjera te tjera….

B.F.: Keni folur me të për këtë rast.

De biasi: Patjeter

B.F.: Çfarë tha?

De Biasi: Te thashe qe preferoj te mos e them.

B.F.: Kanë qenë të vështira marrëdhëniet tuaja?

De Biasi: Gjithmone te mira.

B.F.: Gjithmonë të mira.

De Biasi: Gjithemone te mira.

Dee Biasi: Por ti duhet te kuptosh nje gje qe ka disa dinamika ne koken e lojtareve qe kur luajne cdo gje shkon mire, kur nuk luajne gjejne justifikime tek trajneret.

B.F.: Keni patur gjatë këtyre viteve në Shqipëri probleme të tjera të vështira si ky me lojtarë që          nuk luajnë, që  janë me emër dhe nuk luajnë.

De Biasi: Po me cilin?/opinion.al