• |
ide | kryesore

De Biasi i përgjigjet Hafizit: Xheloz që i sheh keq ndeshjet nga TV

Arkiva, Sport
Hafizigggg.jpg


Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Xhani de Biasi u është përgjigjur deklaratave të ish-trajnerit të kombëtares Astrit Hafizi. Ky i fundit tha pas ndeshjes së fundit se De Biasi po na bën për budallenj. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer italianit që thotë se Hafisi nuk i sheh ndeshjet ashtu siç duhet.

“Më habit Hafizi, por besoj se ai nuk arrin ti shohë mirë ndeshjet. Nuk i sheh mirë nga TV ndaj duhet t’i shohë në fushë. Ai është edhe pak xheloz që nuk bëri atë që kam bërë unë ndonëse kishte një skuadër të mirë” – tha De Biasi në intervistën për “Opinion”.