• |
ide | kryesore

De Biasi: Pse nuk e thërras më Kaçen në kombëtare

Arkiva, Sport
kace-debiasi.jpg


Pse nuk e ka thirrur më Ergys Kaçen në kombëtare? Xhani De Biasi ka një përgjigje të thjeshtë.

“Sepse ai nuk luan në klubin e tij. Sepse nuk ka luajtur në asnjë minutë në klubin e tij PAOK i Selanikut. Ai duhet të rritet. Ka talent, por duhet të punojë më shumë me veten dhe motivimin që ta transmetojë në fushë. Ai iku nga PAOK-u dhe shkoi te Viktoria Pëlzen. Atje bëri disa ndeshje dhe më pas e nxorrën nga skuadra. Në janar u kthye te PAOK ku ka luajtur vetëm një ndeshje dhe më pas nuk është aktivizuar” – tha De Biasi në Opinion.