• |
ide | kryesore

De Biasi: Xhaka erdhi te Shqipëria sepse nuk e mori Zvicra

Arkiva, Sport
xhaka-11-e1490652167975-1200x630.jpg


Gianni de Biasi ka “goditur” Taulant Xhakën, për të cilin tha se Shqipëria për të nuk ishte zgjedhja e parë.

Trajneri i Kombëtares tha se pasi Zvicra nuk e zgjodhi, Taulanti vendosi që të vinte të luante për Shqipërinë dhe këtë e tregon edhe rasti i fundit pas ndeshjes me Italinë.

“Ishte Zvicra që nuk e deshi, nuk ishte ai që e zgjodhi Shqipërinë. Këtë e tregon edhe rasti i fundit kur la lojtarët vetëm. Ai u largua sepse nuk luajti kundër Italisë, dhe mendoj se zgjedhja më e mirë ishte që të kthehej në Zvicër”, tha De Biasi në Opinion të TV Klan.

Ai po ashtu tha se kthimi Taulantit nuk varet nga ai, por nga vetë lojtari, i cili ka gabuar.