• |
ide | kryesore

FOTO/ Nuk vonon përgjigjja e Xhakës pas sulmit të De Biasit në “Opinion”

Arkiva, Sport
79346_telesport-al_2017.jpg


Nuk ka të ndalur “lufta e ftohtë” mes Xhani De Biazit dhe Taulant Xhakës. I pari vijon të qëndrojë hundëpërpjetë në terrenin e vet të mërisë dhe hakmarrjes, ndërsa i dyti e ka “modernizuar” reagimin e vet. Pasi tha se “De Biazi e ka mendjen te paratë, ndërsa unë vij në kombëtare për flamur”, Taulant Xhaka është goditur “nën brez” nga italiani, që në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut tha: “Nuk e deshi Zvicra, ndaj erdhi te Shqipëria”.

Në fakt, lojtarin në fjalë, De Biazi e ka naltuar me forcë si zbulim të tij, si pjesë e punës evidentuese, seleksionuese dhe menaxhuese të vetën, duke dhënë garanci se bëhet fjalë për një futbollist polivalent, që do t’i shërbejë shumë kombëtares në disa role. Por, thyerja e konfirmuar haptazi pas ndeshjes me Italinë, kur mesfushori i Bazelit vendosi të kthehej në klub, meqë nuk i hynte në punë trajnerit kuqezi (nuk e llogariti fare në kualifikuesen me axurrët), duket se e ka bërë të pamundur vazhdimin e të dyve nën një “çati”. FSHF-ja ka thënë se Xhaka i ka hapur dyert e kombëtares, duke marrë në njëfarë mënyre anë në këtë debat.

Një sinjal për De Biazin, se nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë, duke përzënë elementët cilësorë, të cilët Shqipëria i ka me pikatore. 60-vjeçari nga Sarmede tha në “Opinion”: “Kthimi i Taulant Xhakës në kombëtare nuk varet nga unë, por nga sjellja e tij. Ai ka gabuar. Ka dhe episode te tjera, që nuk janë parë nga telekamerat, për të cilat nuk dua të flas, pasi dua ta mbroj figurën e tij. Unë jam 60 vjeç, nuk jam 26 si Taulanti”.

Pa vonuar fare, flakë për flakë, Xhaka i ka dhënë përgjigje trajnerit përmes faqes së vet në Facebook, ku tregon me krenari origjinën e tij, përmes shenjave të gishtërinjve, sipas etapave të shënuara të historisë së kombit tonë, nën statusin: “Identiteti im…vazhdon”. Pra, me këtë, 26-vjeçari duket sikur ka dashur të thotë se mbetet shqiptar deri në vdekje, sepse i tillë është nga gjaku, që i rrjedh ndër vena, nuk është bërë i tillë duke marrë një pasaportë, thjesht për të paguar taksa më pak në vendin tonë se sa në Itali…/telesport/