• |
ide | kryesore

Tifozët e Tiranës sulmojnë me gurë autobusin e Vllaznisë

Arkiva, Sport
acf0406c-f0fe-4e88-8e7e-365d399d0a5f.jpg


Tifozët e Tiranës nuk e kanë kapërdirë dot humbjen në shtëpinë e tyre “Selman Stermasi” me rezultatin 1-2 nga ana e Vllaznisë së Shkodrës. Pas ndeshjes, një grup tifozësh kanë sulmuar me gurë autobusin e tifozëve të Vllaznisë pranë stadiumit në zonën e njohur si “Vasil Shanto” në kryeqytet. Policia që shoqëronte skuadrën nga Shkodra ka ndërhyrë duke qetësuar situatën. Mësohet se 2 tifozë të Tiranës janë shoqëruar në komisariat. Nga goditjet me gurë nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale./lapsi.al/.