• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vllaznia mund Tiranën në “Selman Stërmasi” (renditja)

Arkiva, Sport
Para-ndeshjes8-490x277.jpg


Vllaznia bën surprizën duke mposhtur Tiranën në kryeqytet. Në “Selman Stërmasi”, ndeshja hapëse e javës së 27-të të Kategorisë Superiore përfundoi 2-1, me të tre gola të shënuar në pjesën e dytë.

Olsi Gocaj shndërroi në gol një penallti në minutën e 55-të, por në të 79-ën Cisse riktheu baraspeshën. Barazimi zgjati vetëm 3 minuta, pasi Gurishta realizoi golin e fitores vetëm pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë.

Me këtë sukses Vllaznia ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e pestë, -1 nga Luftëtari që të dielën luan në Kukës.

Tirana bie më poshtë duke pësuar disfatën e 6-të në 9-të ndeshjet e fundit, ende pa e provuar shijen e fitores në vitin 2017. Bardheblutë mbeten me 30 pikë dhe duhet të kthejnë kokën seriozisht nga mbijetesa.