• |
ide | kryesore

Shkaktoi penallti, mediat italiane fundosin Strakoshën (VIDEO/FOTO)

Arkiva, Sport
1978462_small_160920_232654_bast200916spo_0809.jpg.pagespeed.ce_.kJgMnwxzxm.jpg


Lazio fitoi 2-1 në fushën e Sassuolo duke përmbysur një gol të pësuar që në minutën e 26-të pas një penalltie të shkaktuar nga portieri shqiptar Thomas Strakosha. Mediat italiane e kanë mbështetur vazhdimisht shqiptarin për paraqitjet e bëra, por këtë të shtunë nuk i kanë kursyer kritikat. Ka edhe nga ato që e quajnë “lojtarin më të dobët në fushë” (shiko foton më poshtë).    
Goal.com shkruan se ndeshja u ndez vetëm pas 25 minutash kur Strakosha tregoi  se nuk është ende mjaftueshëm i pjekur të sillet në disa lloje rreziqesh dhe rrëzon Berardin në zonë.
Calciomercato.it i jep Strakoshës notën 5 duke shkruar. “Strakosha bëri një gabim të madh ën daljen ndaj Berardit në pjesën e parë. Ndërhyri me vonesë dhe shkaktoi penallti. Edhe pak minuta më pas nuk u tregua perfekt në një dalje ndaj Defrel, citon lapsi.al.
Notën 5 ia jep edhe “Romacalcio” që shkruan se Marchetti është ende i pamundur dhe prej kohësh Inzaghi ka konfirmuar të riun shqiptar që tashmë është një siguri në portë. Por në minutën e 26-të ai gaboi gjithçka kur bllokoi Berardin në zonën e penalltisë duke i dhënë mundësi Sassuolo-s të kalojë në avantazh. 
Calcioneës24 thotë se Strakosha ishte nga lojtarët më të dobët në fushë. “Një ditë e keqe për shqiptarin. Gaboi me Berardin në zonë duke shkaktuar penallti, por edhe në përgjithësi ishte jashtë kohe në disa goditje drejt portës. /lapsi.al/