• |
ide | kryesore

VIDEO/ Cikalleshi i shënon skuadrës që e braktisi në minutën e fundit

Arkiva, Sport
untitled_1491053444-6223017.jpg


Akhisar Belediyespor mposhti pretendentët për titull në Turqi, Istanbul Basaksehir me rezultatin 2:1. Fitoren vendasve ua ka siguruar sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi, i cili realizoi gol në minutën e fundit të ndeshjes. Cikalleshi u fut në lojë 7 minuta nga përfundimi i takimit në vend të Ozer Hurmaci. Sulmuesi shqiptar është nën pronësi të Istanbul Basaksehir, por është huazuar deri në fund të sezonit te Akhisar Belediyespor. Në shenjë respekti ndaj Istanbul Basaksehir, Cikalleshi nuk festoi golin, dhe u kërkoi falje tifozëve.