• |
ide | kryesore

Xhaka zbret në fushë me Basel, dhe në fund i dërgon një mesazh De Biasit

Arkiva, Sport
xhaka.jpg


Taulant Xhaha është rikthyer titullar te Bazeli. Shqiptari luajti 90 minuta në fitoren 3-0 kundër St. Gallen në transfertë. Kampionët në fuqi të Zvicrës janë drejt titullit të radhës, pasi Yang Boys janë 20 pikë larg në vend të dytë. Pas ndeshjes, 26-vjeçari hodhi sërish shigjeta drejt trajnerit të Shqipërisë, Xhani De Biazi me një koment në rrjetet sociale.

“Një fitore që për mua do të thotë shumë. Dhashë si gjithmonë gjithçka në fushë për ekipin tim. Titulli kampion tashmë shumë më afër. Luaj që nga fillimi i sezonit 90 minuta, kam luajtur çdo ndeshje në Chamions Ligë dhe për këtë besim që më është dhënë falënderoj shumë trajnerin, tifozët e mrekullueshëm dhe ekipin tim FC Bazel. Kuqezi përjetë”, – shkruan Xhaka në “Facebook”./lapsi.al/