• |
ide | kryesore

FOTO/ E vetme mes kundërshtarëve, kush është tifozja e Dortmundit që sfidoi burrat

Arkiva, Sport
Tifozja-e-Dortmundit-490x327.jpg


Guximi shpërblehet, dhe kjo histori e dëshmon këtë më së miri. Mbrojtësit të Borusias së Dortmundit, Mark Bartra, i bëri shumë përshtypje fotoja ku shfaqej një tifozë verdhezi e vetme në mes të turmës blu të Shalkes gjatë derbit të së shtunës mes dy skuadrave. 
Menjëherë pas takimit të barazuar 1-1, spanjolli përdori “Twitter”-in për ta gjetur gruan në fjalë. “Dua ta takoj këtë grua. Do më ndihmoni ta gjej?. Dua t’ia jap fanellën time”, shkroi 26-vjeçari në rrjetin social. Pasi mesazhi u rishpërnda mijëra herë, më në fund tifozja u gjet: bëhet fjalë për znj. Stefi, e cila ishte në stadium bashkë me të shoqin.
Ish-futbollisti i Barcelonës e shprehu po në “Twitter” gëzimin e vet: “Pooo!!! Faleminderit të gjithëve: tifozë, media.. të gjithë. E gjetëm tifozen tonë trimëreshë. Premtimi është premtim, shihemi së shpejti Stefi!”./panorama/

Tifozja e Dortmundit 2

Tifozja e Dortmundit 3