• |
ide | kryesore

Duka nuk fiton në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Arkiva, Sport
duka2-470x265.jpg


Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nuk arriti të fitojë garën për të marrë një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Zgjedhjet u mbajtën këtë të mërkurë në Kongresin e 41-të i cili po zhvillohet në Helsinki të Finlandës. Kreu i FSHF-së mori 25 vota nga 55 anëtarë që votuan, duke u renditur në vendin e 9 në garën për 8 vende. Në garë u futën 13 kandidatë, por 2 prej tyre u tërhoqën përpara votimit, duke e bërë më të thjeshtë rrugën drejt fitores për presidentin e FSHF-së, i cili gjithsesi nuk ia doli dot. Kandidati i renditur në vendin e 8, pra fituesi i fundit në këtë garë, ishte turku Servet Jardëmxhë, i cili grumbulloi 34 vota, 9 më shumë se Duka. Kongresi i UEFA-s gjatë punimeve të sotme miratoi edhe vendimet që si presidenti i kësaj organizate, ashtu edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të mos shërbenin më shumë se tre mandate në këto poste të zgjedhura. Njëkohësisht, pjesëtarët e Ekzekutivit, duhej të mbanin post drejtues aktiv në Federatën përkatëse, në mënyrë që të ishin të përfshirë në realitetin e futbollit.