• |
ide | kryesore

Ronaldo zbulon pse Ferguson i dha numrin 7 kur shkoi te Manchester

Arkiva, Sport
nomor-punggung-7-manchester-united_20160207_033954.jpg


Arsyen se pse akoma dhe sot vazhdon të mbajë veshur fanellën me numrin 7, Ronaldo e ka treguar duke u ndjerë i emocionuar. Inspirues dhe baba të dytë e ka quajtur më parë CR7, Fergusonin. Madje, edhe në ditën kur u largua nga Manchester United dha një falenderim të veçantë për ish-trajnerin e tij.

“Kur realizova kalimin tim tek United, shkova dhe iu drejtova Fergusnit duke i thënë se dua të mbaj numrin 28. Atë që pata tek Sportingu i Lisbonës, Ferguson më kundërshtoi dhe më tha ‘Mbaj 7-ën.’ Më emocionoi, pasi e dija se kush e kishte veshur atë fanell më parë”- këto ishin fjalët nga Kristiano Ronaldo për numrin 7, që mban akoma dhe sot në fanellë.

“Kur zyrtarizova blerjen e Ronaldos nga Sportingu, iu drejtova stafit dhe iu thashë: bëhuni gati, sepse në ekipin tonë do të vijë lojtari më i mirë në histori” – pati deklaruar Ferguson, kur Ronaldo fitoi topin e 4-t të artë.