• |
ide | kryesore

Besnik Mustafaj: Duhet parë gjendja psiqike e Ramës

I pakategorizuar
1-199.jpg


Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj komenton zhvillimet politike në vend, duke thënë se Ilir Meta ka ambicie serioze për të marrë postin e Kryeministrit të vendit. Ndërsa sa i përket vendosmësrisë së Ramës për të shkuar në zgjedhje pa opozitën, Mustafaj citon Fatos Lubonjën, i cili ka thënë se Rama është i sëmurë psiqik.

“Ne kemi parë situata të ngjashme kur opozita bojkotoi zgjedhjet. Nuk ishte në parlament, qeveria ishte jofunksionale. Nëse Rama e ushqen veten me iluzionin se mund të bëjë pa opozitën, duhet parë gjendja e tij psikike, siç thotë Lubonja. Kam përvojë të gjatë si negociator, qoftë kush isha diplomat, por dhe kur isha në opozitë, kur punoja si këshilltar i Berishës. Në këtë rast vetëm ftesa nuk janë ato që dërgon Rama. Për mua ato janë në mënyrë të drejtpërdrejtë tentativa të Ramës për të sabotuar dialogun. S’duhet të thotë ‘Hë mo Lul ku do shihemi?’. Këto janë fyerje të drejtpërdrejta, të fodullëkut të tij. Basha kësaj here po sillet si një njeri që do negociata. Nuk besoj se nga ana formale Basha po bëhet pengesë”, – deklaroi Mustafaj për News 24.

Ish-ministri shtoi se nëse nuk zgjidhet kriza, Shqipëria ka mundësi të shkojë drejt një skenari maqedonas, ku prej muajsht vendi është futur në ngërç për shkak të moskrijimit të qeverisë së re.

/LAPSI.AL/