• |
ide | kryesore

FOTO/ Babai sirian me binjakët e vdekur pushton internetin

Arkiva, Planet
C8pD-j1XYAA7Wj8.jpg



Siriani Abdulhamid el-Yusuf u ka dhënë lamtumirën e fundit binjakëve të tij, djalit dhe vajzës 9-muajsh, Aya dhe Ahmed të cilët u vranë të martën gjatë sulmit me armë kimike në qytezën Khan Shaykhun të Idlibit, në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Related image
Fotografia e babait Abdulhamidit duke mbajtur në duar foshnjat nëntëmuajshe binjake ka bërë xhiron e botës. Të enjten, Abdulhamidi i cili në sulmin e lartpërmendur humbi bashkëshorten dhe 13 pjesëtarë të tjerë të familjes, vizitoi varrin e djalit dhe të bijës. Ai dhe vetë e ka pësuar në sulmin kimik për çka ishte shtruar në spital.

thumbs_b_c_49e11589ee13302787239cb9ba349c42-650x358

“Fëmijët e mi nuk janë të parët që janë vrarë në Siri. Për gjashtë vjet fëmijët tanë po vdesin në duart tona. Asgjë nuk është bërë në lidhje me këtë”, tha Yusuf. Pasi u lirua nga spitali, i shoqëruar nga një mik i tij, Abdylhamidi vizitoi varrin e binjakëve, nga i cili nuk deshi të largohet.
“Nga bashkësia ndërkombëtare, në veçanti nga shtetet e Gjirit dëgjojmë vetëm fjalë. Pavarësisht zhvillimeve, ne jemi këtu. Do të jemi të durueshëm deri në fund. Një ditë do të arrijmë fitore. Ka gjashtë vite që fëmijët tanë vdesin në duart tona, dhe asgjë nuk ndërmerret për këtë çështje”, rrëfen Yusuf, ndërkohë që fytyra i është kapluar nga lotët.

Aya (left) and Ahmad Yussef at their home in Idlib before they died in a Sarin gas attack
Sulmi i tmerrshëm me armë kimike i kryer të martën në Khan Shaykhun të Idlibit të Sirisë, la të vdekur mbi 100 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa rreth 500 njerëz pësuan dëmtime shëndetësore.