• |
ide | kryesore

Pse njerëzit e duan Kurt Cobain dhe pas vdekjes

Arkiva, Paparazzi
kurt_1491438394-6816747.jpg


1. Kurt kishte mbrojtur të drejtat e homoseksualëve edhe pse vetë nuk ishte i tillë. Ai shpeshherë kishte veshur fustane, vetëm që t’i shpreh qëndrimet e tij në këtë aspekt.

2. Nuk i interesonte opinioni i të tjerëve. Ai ka mundur të bëhej personi më ‘cool’ i atyre viteve por nuk ka qenë i interesuar për këtë. “Nëse dëshiron të jesh ‘cool’ atëherë je budalla” pati thënë ai.

3. Muzika e tij ka inspiruar shumë gjenerata. Kurt Cobain ka ndërruar drejtimin e muzikës së asaj kohe. Ka pak njerëz që kanë pasur ndikim në ndonjë formë arti, siç ka pasur Kurt në muzikë.

4. Performancat e tij ishin legjendare. Kushdo që ka pasur fatin që njëherë në jetë të jetë dëshmitar i performancave të Cobain, duhet ta ndjejë veten si personin më me fat në botë. Ai madje ka performuar edhe teksa ka qenë i sëmurë, ulur në një karrige me dy rrota.

5. Fjalët e tij inspirojnë mijëra edhe sot. Cobain ka lënë prapa vetes thënie që edhe sot inspirojnë shumë kë. Ai konsiderohet si një idol nga njerëzit në mbarë botën.