• |
ide | kryesore

Raketat amerikane mbi Siri, kundër ushtrisë së Bashar al Assad

I pakategorizuar
Screen-Shot-2017-04-07-at-09.53.46.jpg



Shtetet e Bashkuara nisën një sulm me raketa kundër një baze ajrore në Siri, në përgjigje të një sulmi të dyshuar me lëndë kimike, në një prej qyteteve të kontrolluara nga rebelët.

59 raketa Tomahaëk u lëshuan nga anijet e Marinës amerikane të vendosura në Detin Mesdhe. Deri tani raportohet për gjashtë të vrarë, sipas burimeve zyrtare të ushtrisë siriane.

Ky është sulmi  i parë ushtarak i amerikanëve kundër forcave të komanduara nga presidenti sirian.

Kremlini, që vazhdon të mbështesë Bashar al-Asad ka dënuar sulmin.

Dimitry Peshkov, zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin e ka quajtur “një akt agresioni ndaj një shteti Sovran”

Sulmi amerikan, rreth orës 04:40 minuta me orën siriane, pason vdekjen e disa dhjetëra civilëve, përfshirë edhe fëmijë, vdiqën nga një sulm me gaz nervor, nëKhan Sheikhoun, në provincën Idlib, të kontrolluar nga rebelët.

Duke folur nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago nga Florida, presidenti amerikan Donald Trump e quajti Presidentin Asad “një diktator”, që ka “kryer një sulm të tmerrshëm me armë kimike mbi civilë të pafajshëm”.

Trump tha se ai kishte vepruar në interest ë sigurisë kombëtare të Amerikës, për parandalimin e armëve kimike.

“Sot unë i bëj thirrje të gjithë kombeve të civilizuara të na bashkohen për t’i dhënë fund, masakrës dhe gjakderdhjes në Siri dhe po ashtu, t’i japim fund terrorizmit të të gjitha llojeve” tha ai.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë, siç kanë vuajtur ata sirianë”, ka thënë Trump.

Ndërkohë, Komisioni i Mbrojtjes i dhomës së ulët të parlamentit rus pohon se sulmi i SHBA ndaj Sirisë mund të përkeqësojë marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, si dhe të shkaktojë një përshkallëzim të konflikteve në Lindjen e Mesme. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse.

“Rusia do të kërkojë pikësëpari një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB. Ky mund të konsiderohet si agresion nga ana e Shteteve të Bashkuara kundër një shteti anëtar të OKB-së”, u ka thënë mediave ruse Viktor Ozerov, president i komisionit të sigurisë dhe mbrojtjes në Këshillin Federal (parlamentin) rus.

NJE NDRYSHIM 180 GRADË I TRUMP

Trump duket se ka ndryshuar radikalisht mendim ë lidhje me atë që, pak vite më parë në Tëitter, e quante “marrëzi”: goditjen e regjimit të Damaskut.

Ishte 5 shtatori 2013 kur ai shkruante: “Sërish, udhëheqësve tanë të marrë, u them mos sulmoni Sirinë. Nëse e bëni do të ndodhin shumë gjëra të shëmtuara, dhe nga kjo luftë SHBA nuk do të fitojnë asgjë!”

Edhe në atë kohë flitej për sulme kimike të Assadit, me Obamën që kërcënoi me ndërhyrje ushtarake kundër Damaskut, por që më pas hoqi dorë për shkak të presioneve të forta nga Rusia, e cila doli garante në ndërmjetësimin ekrizës, si dhe duke u angazhuar për çarmatimin e arsenalit kimik të regjimit sirian.

Tani Trumpi ka ndryshuar mendje. Përse? Presidenti kërkon të lëshojë një sinjal të fortë: Mjaft me dobësinë e Uashingtonit, atë të epokës Obama, nga e cila shumëkush ka përfituar deri sot.

Amerika rikthehet protagoniste,shkruajnë mediat e huaja. Raketat kundër bazës ajrore siriane janë vetëm një paralajmërim. Trumpi nuk do të futet në një luftë dhe as nuk e ka ndërmend, pavarësisht dukjes, që të ndërpresë dialogun me Rusinë. Por duke përplasur grushtet në tryezë, po kërkon të përcjellë mesazhin se muzika ka ndryshuar. Asgjë nuk do të jetë si më parë. Dhe të gjithë, Kina, Rusia dhe Irani, janë të paralajmëruar, thonë ekspertët.

Dje ka folur si një lider i fortë që nuk duron dot të shpërfillet.

“Nuk mund të ketë asnjë dyshim, se Siria ka përdorur armë kimike të ndaluara, duke shkelur detyrimet e saj ndaj Konventës mbi armët kimike, si dhe ka injoruar udhëzimet e Këshillit të Sigurisë së OKB-së. Vite të tërë përpjekje për të ndryshuar sjelljen e Assadit kanë dështuar, dhe kanë dështuar në mënyrë shumë dramatike. Si pasojë, kriza e refugjatëve vazhdon dhe rajoni është i destabilizuar, duke kërcënuar kështu SHBA dhe aleatët e vet. Këtë mbrëmje u bëj ftesë gjithë kombeve civile që të bashkohen me ne, në përpjekjen për t’i dhënë fund masakrës dhe gjakderdhjes në Siri, si dhe për t’i dhënë fund terrorizmit, të të gjithë llojeve” ka thënë ai.