• |
ide | kryesore

Princ Harry detyron partneren të heqë dorë nga…(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
GTY_Prince_harry_ml_150226_15x11_1600.jpg


Partnerja e princ Harry-it, aktorja Meghan Markle ka njoftuar të gjithë ndjekësit se blogu i saj “The Tig” do të mbyllet pas 3 vitesh të suksesshëm. 

“Pas 3 viteve të mrekullueshme me ju, është koha t’i themi lamtumirë ‘The Tig’. Të gjithë ju i keni zbukuruar ditët e mia. Vazhdoni të buzëqeshni dhe merrni përsipër rreziqe, vetëm kështu mund të bëheni ndryshimi që të gjithë presim nga bota.”-shkroi Meghan në website-in e saj. Sigurisht që shumë nga fansat u zhgënjyen pas këtij lajmi, duke bërë kështu “fajtor” princin; ndërsa të tjerë mbështetën vendimin e saj duke i uruar çiftit gjithë lumturinë e botës.

Mbyllja e blogut të aktores, e cila e bënte këtë punë me shumë pasion, është përkthyer edhe si një sinjal. Ndoshta princi Harry është gati të ndërmarrë hapin e madh. Por ka edhe nga ata që mendojnë se ajo thjesht do të fokusohet tek projektet humanitare dhe rolet kinematografike.