• |
ide | kryesore

Scarlett sulmon Ivanka Trump: Je zhgënjyese

Arkiva, Paparazzi
7c4034b745f7cf5c6f50593d4c9c0471.jpg



Scarlet Johansson duket se është krejtësisht e zhgënjyer nga vajza e presidentit Donald Trump.

Në një intervistë për CBS News, Johansson e ka quajtur paksa demode deklaratën e Ivanka Trump-it në lidhje me pozicionin që ka, si asistente e presidentit të SHBA-ve.

“Është një koncept kaq i prapambetur të mendosh se ende një grua që ka pushtet mund të paragjykohet. Është kaq jofrymëzuese dhe jam pjesërisht e zhgënjyer nga intervista që ajo dha dje.”-tha ylli i “Lost in Translation”.

Johansson e cila gjithmonë e ka ngritur zërin e saj në mbrojtje të të drejtave të gruas, nuk është dakord me këtë deklaratë. E gjithë kjo situatë duket se e huton atë. Nuk ka asnjë dyshim që aktorja më seksi në tokë do të vepronte krejt ndryshe nga ajo, duke qenë se e ka pranuar hapur se nuk pajtohet me shprehjet e saj klishe. “Sa demode mund të jetë ideja se pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e suksesshme? A nuk do të ishte më mirë nëse përkrah këtij personi apo përballë tij të qëndrosh me forcat e tua?”-ka thënë aktorja e ftuar në Samitin e 8 Botëror të gruas.