• |
ide | kryesore

Sulmi amerikan në Siri, rriten tensionet SHBA-Rusi

I pakategorizuar
Capture.JPG



Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë tensionuar sërish pas sulmit amerikan me raketa kundër një baze ushtarake të forcave të Bashar Al-Assad në Siri. Kryeministri rus Dimitri Medvedev ka thënë se “marrëdhëniet mes dy vendeve janë një hap nga lufta”, Donald Trump ka përsëritur qëndrimin amerikan se sulmet mund të rinisin sërish.

Në sulmin e parë amerikan kundër forcave të Bashar Al-Assad, Presidenti Trump ka autorizuar nisjen e 59 raketave për ta shkatërruar aeroportin ushtarak të ushtrisë siriane.

Rusia e ka cilësuar këtë sulm si shkelje të ligjit ndërkombëtar pa autorizimin e OKB-së. Sulmi me raketa erdhi pasi forcat qeveritare të Assad përdorën sërish armët kimike kundër civilëve, duke shkaktuar më shumë se 70 të vdekur.