• |
ide | kryesore

Ancelotti rrëfen puthjen me Ribery: Ai është si Ferrari! (VIDEO)

Arkiva, Sport
seffffffffff.jpg


Lojtarët e Bayern Munich nuk kanë qejf të zëvendësohen. Për të qenë më të saktë duhet thënë se asnjë lojtar nuk ka dëshirë të dalë nga loja para kohe, por te Bayern po del në pah se të gjithë inatosen kur trajneri i nxjerr nga loja. Pak javë më parë ishte Arjen Robben që nuk i dha dorën trajnerit Carlo Ancelotti dhe përplasi një shishe uji pas zëvendësimit. Sjellja e tij kaloi me të qeshura te shokët e skuadrës siç mund të shihet edhe në videon më poshtë, shkruan lapsi.al.

Siç shihet Franck Ribery ishte një nga lojtarët që qeshi me Robben, por të shtunën ai e pa veten në të njëjtën situatë. Bayern triumfoi 4-1 përballë Borussia Dortmund në Allianz Arena. Ribery shënoi i pari, Robben shënoi dhe Robert Lewandowski shënoi dy të tjerët.

Me ndeshjen që duket se kishte marrë fund dhe me mendje të takimi i Champions League përballë Real Madrid këtë të mërkurë Ancelotti vendos të ndryshojë skuadrën 15 minuta nga përfundimi. Ai largon Ribery në vend të Douglas Costa, por francezi doli nga loja i nervozuar dhe i ka kërkuar trajnerit italian shpjegime.

Por Ancelotti gjeti një mënyrë interesante për ta qetësuar. Ai i dha një përqafim lojtarit dhe madje e puthi në faqe. Kjo ka shkaktuar ndryshimin e humorit te lojtari. Mediat sportive e kanë komentuar këtë gjest të Ancelottit prej një “njeriu të madh”.

Pas ndeshjes Ancelotti u pyet nga gazetarët për atë që kishte ndodhur me lojtarin. “Franck luajti vërtet shumë mirë. Të premten ishte ditëlindja e tij dhe kështu ai kishte nevojë për një puthje. Ribery ka thënë në fillim të sezonit se ai “do të hante bar” për t’i shërbyer teknikut italian dhe se kjo është një ndjenjë që nuk i ndryshonte.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin. Ai më jpe shumë besim dhe është kënaqësi të lush për të” – tha lojtari. Mesa duket kjo ndjenjë është e përbashkët.

 “Më pëlqen të bëj shaka me Franck. Ai flet pak italisht dhe e përdor mirë atë. Një herë i thashë Franck: “Ti je si një Ferrari dhe unë nuk kam mundësi të ngas një Ferrari çdo ditë”.

/lapsi.al/