• |
ide | kryesore

VIDEO/ Çfarë “blof” i Inter, mundet nga Crotone

Arkiva, Sport
C_29_articolo_1148267_upiImgLancioOriz-470x252.jpg


Shpresat e Inter për të marrë pjesë në Europë sezonin e ardhshëm kanë marrë një goditje shumë të rëndë pasi skuadra e Stefano Piolit u mund 2-1 nga Crotone. Kjo e fundit gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe lufton për të mos rënë nga kategoria, por këtë të diel ka shfrytëzuar pasaktësitë e njëpasnjëshme të zikaltërve në fillimin e ndeshjes duke i ndëshkuar dy herë brenda pak minutash. Falçineli ishte autor i të dy golave, fillimisht me penallti e më pas falë një pasigurie të mbrojtjes zikaltër që i hapi rrugën sulmuesit drejt portës. Zikaltërit shkurtuan diferencën me D’Ambrosion dhe pastaj iu afruan shumë rrjetës me disa mundësi të mira shënimi, mes të cilave edhe një shtyllë të Eder. Krotone i rezistoi deri në fund vrullit të Interit duke arritur të marrë një fitore historike e cila e ndihmon gjithashtu në luftën për mbijetesë.