• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mediat italiane: Ku gaboi Strakosha dhe Hysaj në Lazio – Napoli

Arkiva, Sport
strakoshya-1-780x439 (1).jpg


Ka përfunduar 0-3 përballja me Lacios dhe Napolit në “Olimpico” të Romës. Në secilën skuadër u përballën për 90 minuta nga një shqiptar, Hysaj te Napolitanët dhe Strakosha në portë për lacialët. Mediat italiane kanë nxjerrë menjëherë notat për lojtarët tanë të kombëtares ku kuptohet fjalët më të mira janë për shkodranin Hysaj edhe për shkak të paraqitjes së skuadrës së tij

“Laziochannel” e vlerëson Strakoshën me notën 5. “Në golin e parë të Napolit mund të bënte (ndoshta) edhe një hap më përpara. Në pjesën e dytë bëri disa gabime dhe në një prej tyre erdhi edhe goli i Insigne ndërsa nuk ke çfarë të thuash në pritjen e një goditjeje diagonale nga ky i fundit”.

Për Hysaj ky portal jep notën 6.5. “Nuk pati asnjë problem në krahun e djathtë. I kujdesshëm dhe i saktë.”

“TuttoNApoli” e vlerëson Hysajn me 6 duke shkruar: “Ndoshta ndonjë problem nga ndërhyrjet e Keita, që e çuan te kartoni i verdhë, por deri në atë moment gaboi shumë pak ose aspak dhe ndoqi me kualitet aksionet”.

“Calciomercato.it” një portal i njohur sportiv e vlerëson Strakoshën me 5,5 dhe shkruan: “Në vonesë te goli i Callejon. I pavendosur pasi gaboi edhe Bastos në golin e parë të Insigne”.

Për Hysaj ky portal jep notën 6. “Shoqëroi pak aksionet sulmuese edhe për shkak të shpejtësisë së Lukaku që ioshte gjithmonë e i gatshëm të nisej në kundërslum”.

“90min.it” komplimenton kështu mbrojtësin shqiptar: “Hysaj nota 6.5. Shtyn si tren në daljet e tij ndërsa bën me saktësi detyrat nga sulmet e kundërshtarëve”./pergatiti lapsi.al/