• |
ide | kryesore

Si ta zbuloni vetë (pa ndihmën e ekos) gjininë e fëmijës që keni në bark?

Arkiva, Stil
bark.jpg



Përcaktimi për gjininë e fëmijës suaj bëhet zakonisht me anë të një ekoje te gjinekologu. Por, ndonjëherë ju nuk mund të prisni derisa të arrijë koha për ta mësuar këtë nëpërmjet gjinekologut tuaj. Nëse jeni shumë të emocionuar dhe kuriozë për të mësuar gjininë e fëmijës tuaj, atëherë mund ta zbuloni këtë me një test shumë të thjeshtë me sodë buke.

Soda e bukës përveç përdorimeve të mahnitshme në kuzhinë dhe jo vetëm, përdoret edhe si një mjet për të mësuar nëse foshnja juaj do të jetë vajzë apo djalë.

Ju duhet vetëm pak sodë buke dhe një filxhan i vogël. Shtoni sodën në filxhan dhe më pas hidhni pak urinë në të. Nëse krijohen flluska,  atëherë foshnja juaj do të jetë djalë. Nëse nuk krijohen, me shumë gjasa prisni një vajzë.

Ky test ka rezultuar i saktë në 22 nga 31 raste. Kjo është një mënyrë shumë interesante për të mësuar se çfarë gjinie i përket foshnja juaj.