• |
ide | kryesore

Ranieri tregon prapaskenat e shkarkimit nga Liçesterit

Arkiva, Sport
Claudio-Ranieri-AFP-Getty.jpg



Klaudio Ranieri ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga stoli i Leiçesterit. I ftuar në programin “Monday Night Football” për komentin e Kristal Palas-Arsenal, trajneri italian tha i bindur se nuk ishin lojtarët ata që i bënë puç për ta larguar. “Unë nuk i besoj zërat që lojtarët folën me pronarët për të më shkarkuar. Nuk mund ta besoj se më vranë lojtarët. Jo, jo, jo! Nuk ishte e lehtë pas një viti kur ti je shpallur kampion. Skuadra nuk ishte gati psikologjikishdoshta dikush pas meje mund të ketë ndikuar për shkarkimin. Kush? Unë jam një njeri besnik. Atë që kam për të thënë e them ballë për ballë. Leiçesteri do të mbetet gjithnjë në zemrën time”, u shpreh 65-vjeçari.