• |
ide | kryesore

Shpërthen autobusi i Borussia Dortmund, ka të lënduar

Arkiva, Sport
195937044-dfe18ca7-a33b-4dce-8429-1df6dd01209a.jpg



Një shpërthim ka ndodhur para pak çastesh në autobusin e Borussia Dortmund në prag të ndeshjes  që gjermanët kanë në Champion League me Monaco në 20.45. “Bild” shkruan se shpërthimi në autobus ka ndodhur 10 km nuga stadiumi “Signal Iduna Park” ku do të luhet takimi. Sipas të njëjtave burime ka edhe lojtarë të lënduar. Njëri prej tyre është spanjolli Marc Bartra që është dërguar me urgjencë në spital. E fejuara e lojtarit konfirmoi se ai është mirë por lojtarët kanë mbetur të shokuar. Shkaqet e shpërthimit të ndodhur janë ende të paqarta, por disa media gjermane shkruajnë se është thyer një dritare që ka plagosur lojtarin. Mesohet se nën masa të forta sigurie lojtarët po dërgohen në stadium ndërsa po hetohet çfarë e shkaktoi shpërthimin në autobus.  /lapsi.al/