• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shqipëria gol në minutën e fundit ndaj Greqisë, kualifikohet në botëror

Arkiva, Sport
17757158_1245023082263585_4675305244604791597_n.jpg



Kombëtarja shqiptare e femrave ka siguruar një vend në raundin eliminator të Kupër së Botës 2019 pasi mposhti në minutën e fundit kombëtaren greke me rezultatin 2-1.

Ky ishte takimi i fundit i Grupit B paraeliminator, që u zhvillua në “Elbasan Arena”. 

Shqipëria kaloi e para në avantazh me golin e Megi Doçit, vetëm në minutën e 16-të, avantazh që nuk zgjati shumë, pasi barazimi erdhi dy minuta më pas nga Nati.

Kualifikimi arrihej vetëm nëse ekipi fitonte. Kjo shtyu vajzat e drejtuara nga Armir Grima të kërkonin me doemos golin e fitores.

Në minutën e 49-të, Gkatsou shkaktoi një penallti dhe la Greqinë me 10 lojtare. Velaj gaboi nga pika e penalltisë.

Teksa po afronte fundi i ndeshjes, skuadra kuqezi e vendos totalish në fushën e kundërshtarit. Goli u arrit në minutën e 90-të nga Velaj, e cila në fillim të pjesës së dytë humbi penalltinë.

 

5 minutat shtesë, dhë ndëshkimi i Morinës me karton të kuq nuk shtyu dot Greqinë drejt golit të barazimit.

Me rezultatin final 2-1, ekipi kombëtar i femrave arriti të rrëmbente kualifikimin dhe shpërtheu në festë, ndërsa lojtaret greke u largua me lot ndër sy.

Ndërkohë, Kosova u mbosht nga Malta me shifrat 1-3 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”. Pas kësaj humbjeje, Kosova mbeti me 0 pikë.

Renditja përfundimtare e Grupit B paraeliminator udhëhiqet nga Shqipëria me 7 pikë dhe më pas ndjekin Greqia me 6, Malta me 4 dhe Kosova me 0.