• |
ide | kryesore

Xhaka i dehur mbrëmë me Arsenalin? (VIDEO)

Arkiva, Sport
3daf34e058ecd3c1a80aa0176fd8f8cf_1491913995-5164525 (1).jpg



Shumë përdorues të rrjetit social “Twitter” kanë ngritur pikëpyetje rreth faktin nëse ishte zvicerani me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i dehur në humbjen turpëruese të Arsenalit ndaj Crystal Palace, apo jo…

Arsenal humbi 3 me 0, dhe një numër lojtarësh në ekipin londinez u kritikuan ashpër pas kësaj ndeshjeje, përfshirë Hector Bellerin, Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi, por një moment i Granit Xhakës është përfolur më së shumti në rrejtët sociale.

Një video 18-sekonda e gjatë përfshinë njeriun që u ble plot 35 milionë funte nga Arsenali, pra Xhakën, i cili në një moment e humb topin pa nevojë dhe më pas rrëzohet vetvetiu në mënyrë të çuditshme.

Përdoruesit e “Twitter” e kanë përshkuar këtë si tmerr dhe kanë ngritur pyetje nëse Xhaka ishte i dehur gjatë ndeshjes.

Megjithatë, të jemi të sinqertë, mesfushori i kombëtares së Zvicrës ishte mbase njëri prej lojtarëve më të mirë të Arsenalit mbrëmë, edhe pse nuk iu shpëtoi fishkëllimave të tifozëve pas përfundimit të ndeshjeve.

And behold, Granit #Xhaka, Arsenal’s £35m man. pic.twitter.com/DhiqkX1eGD

— Andy MUFC (@Andy_Amoth) April 11, 2017