• |
ide | kryesore

Portieri i Dortmund rrëfen tmerrin: Pas shpërthimit nuk dinim çfarë të bënim

Arkiva, Sport
bc3367f627cd2982b055d68e36209951.jpg


Roman Bürki, portier i Borussia Dortmund i ka rrëfyer “Blick” çfarë kishte ndodhur. “Autobusi ishte duke u futur në rrugën kryesore kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Isha ulur në rreshtin e fundit së bashku me Bartra. Pas shpërthimit jemi shtrirë të gjithë. Kush mundi u shtri në korridorin e autobusit. Nuk kishim idenë se çfarë do të ndodhte me ne. Policia ndërhyri menjëherë, por jemi ende të shokuar.”

Shumë mesazhe solidariteti u shpërndanë në Twitter.

Gündogan që u largua nga BVB për te City ka shkruar: “Nuk e besoj. Shpresoj të jeni të gjithë mirë”.

Howedes, kapiten i Schalke: “Na ndajnë ngjyrat, por bashkohemi kundër dhunës. Merre veten shpejt Bartra si dhe të tjerët”.

Edhe Ancelotti ka shkruar: “I japim mbështetje të plotë BVB dhe shpresojmë që Bartra të shërohet sa më shpejt”./lapsi.al/